Shtohen vatrat e zjarrit nga jugu në veri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 23:18 | Aktualitet

Shtohen vatrat e zjarrit në vend, si pasojë e klimës së nxehtë, pakujdesisë njerëzore por edhe zjarrdhënies së qëllimshme. Vatra aktive sinjalizohen nga jugu në veri të vendit.

Situata në Bukmirë të Mirditës

Në zonën e Bukmirës në Mirditë janë përhapur disa vatra zjarri, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh, vreshta rrushi, ullinj etj. Si pasojë e erës së madhe që karakterizon zonën, flakët e mëdha janë afruar shumë pranë banesave duke rrezikuar jetën e banorëve. Sipas burimeve, forcat e armatosura dhe dy helikopterë ndodhen në terren për neutralizimin e flakëve të shumta.

Situata në ullishtat përreth Elbasanit

Autoritetet kanë bindjen, siç pohon edhe postimi i vetë ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, se këto zjarre, ashtu si edhe ato të ndodhur anë Krujë, kanë të përbashkët dorën e qëllimshme te njeriut. Për këtë arsyeje, forcat e policisë po hetojnë për identifikimin e të dyshuarve.

Pamje nga Erseka

Në jug, zjarre sinjalizohen në pyjet e Ersekës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se është hera e 4 që ka prani të flakëve brenda një jave në atë zonë, çka i çon forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë të dyshojnë se ka një zjarr-vënie të qëllimshme. MSZH Ersekë është duke punuar për fikjen totale të flakëve.

https://a2news.com/2022/08/07/zjarre-me-permasa-te-medha-ne-mirdite-peleshi-jane-te-qellimshme/

Vatra të tjera domethënëse sinjalizohen në ullishtat përreth Elbasanit, në Klos, Shkodër, Kurbin dhe Durrës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/07/zjarr-ne-kufirin-shqiptaro-grek-era-favorizon-flaket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos