
Giacomo Vrioni në qendër të merkatos. Pasi përfundoi huazimin te Tiroli, ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Austri, sulmuesi u kthye te Juventusi.
Ofertat për 23-vjeçarin nuk mungojnë. Në Serie A, interes konkret ka shfaqur Sampdoria, por konkurrenca është rritur.
Skuadra nga Franca, Holanda, Belgjika e Turqia synojnë shërbimet e sulmuesit. Nga shitja e Vrionit, Juventusi shpreson të sigurojë rreth 10 milionë euro.
Futbollisti shqiptar shënoi 19 gola me skuadrën e tij të Tirol dhe u shpall më i miri i sezonit së bashku me yllin e Salzburg, dhe tashmë blerja më e re e Dortmundit, Adejemi. (A2 Televizion)