Ankesa e banorëve në Korçë, periferia vuan mungesën e infrastrukturës

Nga A2 CNN
21 Maj 2021, 12:32 | Aktualitet
Ankesa e banorëve në Korçë, periferia vuan mungesën e

60 familje që jetojnë në periferi të Korçës, në lagjen e njohur si e Lavdarakëve, ndihen të diskriminuar nga bashkia sa i përket investimeve bazike që nga infrastruktura rrugore e deri te kanalizimet.

Sipas tyre, Bashkia ka sy vetëm për qendrën e qytetit, ndërsa periferinë e ka lënë në kushte aspak dinjitoze për një qytet që cilësohet si Parisi i vogël.

Banorët shprehen se neglizhenca ne sistemimin dhe mbylljen e kanalit që kalon përgjatë banesave ka rrezikuar edhe jetën e fëmijëve.

Me ndarjen e re territoriale përveç qytetit Bashkia e Korçës ka në varësi edhe fshatrat, të cilët vuajnë mungesë të theksuar të investimeve në infrastrukturë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos