Nisin regjistrimet në shkollat e mesme, Kushi apel prindërve të plotësojnë formularin në e-albania

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 08:49 | Aktualitet
Nisin regjistrimet në shkollat e mesme, Kushi apel prindërve të

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Sipas saj, regjistrimet kanë nisur në sistemin e-Albania dhe do të vazhdojnë deri në datën 20 korrik.

Kushi u kujton prindërve që formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit, duke ndjekur procedurat.

“Të dashur nxënës dhe prindër! Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit, duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike. Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën: [email protected], shkruan Kushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos