Studentët e mjekësisë nisin protestat, lajmërojnë bojkotin e vitit akademik

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 17:11 | Aktualitet
Studentët e mjekësisë nisin protestat, lajmërojnë

Vendimi i qeverisë për të ndaluar largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria u prit me protesta nga studentët e mjekësisë.

Edhe pse në sezon provimesh ata janë mbledhur para rektoratit të Mjekësisë për të kërkuar anulimin e vendimit.

Studentët marshuan drejt Parlamentit ku zhvillohej seanca plenare dhe pjesë e debateve ishin edhe ata.

Në kohën që socialistët në parlament përfshinë nismën me procedurë të përshpejtuar në kalendar, studentet nga jashtë Kuvendit deklaruan bojkotin e vitit akademik.

Vendimi i qeverisë parashikon që ata që hyjnë ne universitet nuk kanë opsion tjetër veç firmosjes së kontratës që i detyron të punojnë 5 vjet në Shqipëri pas studimeve.

Ndërkohë, studentët aktualë të mjekësisë që detyrohen të punojnë 2-3 vjet pas studimeve në Shqipëri deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetues dhe asaj Europiane për të drejtat e njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos