
Është shtyrë seanca në Apel për ankimin e grupimit të Bashës, ku kërkon regjistrimin në një vend të vetëm të Kuvendit Kombëtar të korrikut dhe dhjetorit 2021.
Avokati Rezart Kupthi kërkon të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.
Gjykata i jep 2 ditë kohë avokatit për t'u njohur me aktet. Bashkë me kohën, avokati mund të bëjë rregullimet e duhura lidhur me autorizimin e kreut të partisë. Seanca tjetër do të zhvillohet në datën 22.12.22 ora 09:00.
Kujtojmë që ankimi është bërë nga mbështetësit e Lulëzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit. (A2 Televizion)