
Ashtu si në Gjermani apo Itali, edhe në Spanjë rezultuan disa lojtarë pozitivë me koronavirus, në momentin kur skuadrat u rikthyen në stërvitje për të rinisur sezonin.
Sipas mediave iberike, testet e para të zhvilluara zbuluan pesë sportistë të infektuar mes La Liga-s dhe Divizionit të Dytë.
Bëhet fjalë për rezultate që cilësohen ende të pjesshme, pasi mungojnë edhe përgjigjet e testeve të kryera gjatë së enjtes së kaluar. Liga e Futbollit në Spanjë parashikon se në 2 mijë teste që do të realizohen, rreth 30 lojtarë pritet të rezultojnë pozitivë me koronavirus. (A2 Televizion)