Asistentja personale e Ivanka Trump, pozitive me koronavirus

Nga A2 CNN
9 Maj 2020, 09:29 | Bota
Asistentja personale e Ivanka Trump, pozitive me koronavirus

Një burim ka bërë të ditur për CNN se asistentja personale e Ivanka Trump ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Megjithatë, mendohet se ky rast nuk ka rrezik për vajzën e presidentit Donald Trump, pasi ato nuk ishin takuar prej disa javësh. Asistentja ishte asimptomatike, ndërsa Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, rezultuan negativë pas testeve të kryera ditën e premte.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë situata nuk është aspak e qetë, pasi ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus maxhordomi dhe një nga asistentët e zëvendëspresidentit Mike Pence, duke rritur kështu frikën e infektimit të zyrtarëve të lartë amerikanë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/08/gjenden-pozitive-pjesetare-te-stafit-e-gjithe-shtepia-e-bardhe-me-maska-pervec-trumpit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos