"Anonymous" sulmojnë email-et e zyrtarëve serbë, provokimi për Vuçiç: Ku je kukulla e Putinit?

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 11:57 | Bota
"Anonymous" sulmojnë email-et e zyrtarëve serbë,

Një llogari në rrjetin Twitter që mendohet se iu përket grupit të hakerave Anonymous pretendon se ka hakuar adresat e qindra zyrtarëve të lartë serbë.

Në postimin e fundit, hakerat i hakërrehen sërish presidentit Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar atë si një kukull të Vladimir Putin.

“Hej kukulla e Putinit, ku je? Me qentë, akoma?”, shkruhet në mesazhin e postuar në Twitter.

Grupi Anonymous nisi sulmet ndaj Serbisë në fund të dhjetorit, kohë kur Beogradi mbështeste barrikadat e vendosura në veri të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos