Ansu Fati shkruan historinë në Milano

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 08:51 | Futboll
Ansu Fati shkruan historinë në Milano

Ansu Fati, vetëm një minutë e gjysmë pasi kishte hyrë në fushë duke zëvendësuar Carles Perez, shkruajti emrin e tij në historinë e futbollit duke shënuar kundër Interit dhe duke u bërë kështu lojtari më i ri që shënon gol në Champions League.

Në moshën 17-vjeçare e 40 ditë, sulmuesi i Barcelonës theu rekordin që mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili shënoi me Olympiacos kur ishte 17 vjeç e 145 ditë.

Barcelona fitoi 1-2 në San Siro ndaj Interit, duke i eliminuar zikaltërit që në fazën e grupeve, edhe pse në Milano kishte udhëtuar pa Messin, ndërsa Luis Suarez e nisi ndeshjen nga stoli. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Ey1RwaERFmM

A2 CNN Livestream

Latest Videos