Anthony Fauci punëson agjentë të armatosur pas thirrjeve në Twitter të Elon Musk

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 08:53 | Bota

Anthony Fauci ka lajmëruar së ka shtuar sigurinë për veten, fill pas thirrjeve publike në Twitter të Elon Musk, i cili kërkoi që Fauci të ndiqet penalisht, teksa e ka akuzuar se ka nisur indirekt pandeminë e koronavirusit.

Shefi i sëmundjeve infektive deklaroi se deklaratat e Musk kanë nxitur urrejtje ndaj tij në popull dhe kjo është arsyeja, sipas tij, që ai ka punësuar pas vetes një grup agjentësh të armatosur.

Sa i përket deklaratave të Musk, Fauci tha se nuk i kushton vëmendje dhe as që ka ndërmend t'u përgjigjet atyre.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos