Antishpifja, shumëfishim i gjobave. Çipa: Refuzojmë plotfuqinë e AMA-s

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 13:30 | Aktualitet

Pjesë e paketës antishpifje të iniciuar nga qeveria janë dhe ndryshimet në ligjin për mediat audiovizive. Ndryshimet janë hedhur prej kohësh në konsultim publik dhe parashikojnë rritjen e masës së gjobës në rastet kur ndaj një media pretendohet shpifja.

Unioni i gazetarëve, po bën gati reçensën juridike ndaj draftit. Këtë e konfirmon Aleksandër Çipa gjatë intervistës në A2 Cnn.

Aleksandër Çipa në studiot e A2

Para se të arrihet tek gjoba e cila shkojnë në 100 mije lekë nga 40 mijë që ishte në nivelin minimal, dhe 1 milion nga 400 mijë që ishin në vlerën maksimale, kalohet në disa hallka përgënjeshtrimi. Që nga momenti i publikimit të shpifjes së pretenduar, personi i prekur ka 1 javë kohë për t’u ankuar. Përgënjeshtrimi duhet publikuar brenda 24 orëve.


Përgjigja duhet të publikohet e plotë, e dukshme dhe në të njëjtën faqe ku është publikuar materiali që kontestohet. Nëse publikimi hiqet nga faqja/portali përpara se përgjigja e personit të prekur/përmendur të publikohet, përgjigja duhet të sigurohet në një pozicion të krahasueshëm për të njëjtën kohëzgjatje si publikimi i mëparshëm.

Nëse media refuzon, atëherë çështja kalon në këshillin e ankesave pranë AMA-s. Nëse nuk reagohet edhe pas vendimit detyrues të këshillit, atëherë gjobës i shtohen dhe 800 000 lekë.


(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos