
Britania e Madhe nxit gratë shtatzëna që të vaksinohen ndaj Covid-19. Thirrja e qeverisë dhe e shkencëtarëve erdhi pasi 98% e atyre të shtruara në spitale me simptoma Covid në 3 muajt e fundit ishin të pavaksinuara.
Profesoresha e Universitetit të Oksfordit, Marian Knajt, tha se gratë shtatzëna nuk duhet të shqetësohen për marrjen e vaksinës, pasi studimi i saj tregoi se imunizimi krijon mbrojtje ndaj virusit dhe nuk ka asnjë shqetësim për sigurinë.
“Kemi prova reale që konfirmojnë këtë”, theksoi ajo.
Shkencëtarja tha ndër të tjera se, duke marrë vaksinën, gratë shtatzëna jo vetëm që mbrojnë veten, por antitrupat kalojnë edhe tek bebet e tyre. (A2 Televizion)