Departamenti Amerikan i Shtetit po ndjek zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe po vlerëson pasojat e vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.
Një gjë e tillë është konfirmuar nga një zyrtar i DASH për Zërin e Amerikës. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit theksoi se po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.
Sa i përket gjendjes politike në Shqipëri, zyrtari shprehet se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njëjtë: të gjitha palët të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojmë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e vendit.
DASH gjithashtu këshillon opozitën që të gjejë një rrugë për të nisur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale. (A2 Televizion)