Banorët e fshatit Trevllazër në Vlorë, në protestë për rrugë dhe ujë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 12:37 | Aktualitet
Banorët e fshatit Trevllazër në Vlorë, në protestë

Banorë të fshatit Trevllazër në bashkinë e Vlorës protestuan paraditen e kësaj të marte para bashkisë së qytetit bregdetar duke kërkuar, rrugë dhe ujë. Banorët tentuan të shkonin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, por janë ndaluar nga policia bashkiake.

Sipas tyre rruga prej 5 km që të çon në fshat është tejet e amortizuar dhe se gjysma e fshatit vuan edhe mungesën e ujit.

Për këto shqetësime, banorët e fshatit Trevllazër kanë marrë gjithnjë premtime në fushata elektorale, por asnjëherë nuk është bërë asgjë konkrete.

Sipas Bashkisë së Vlorës, projekti për rrugën e fshatit Trevllazër është miratuar në Këshillin Bashkiak dhe pritet që së shpejti të nisin punimet.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos