Anulohen zgjedhjet në Pult dhe Shosh të Shkodrës

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 13:46 | Politikë

Zgjedhjet në 2 qendrat e votimit në Shosh dhe në Pult të bashkisë së Shkodrës janë  anuluar për shkak se votimi nuk u hap brenda 5 orëve sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor. Por shkak për mos nisjen e procesit të votimit në këto dy njësi administrative janë bërë kushtet e vështira atmosferike. Më herët edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi problematikën në këto dy zona.

“Problematikat e evidentuara deri më tani 2 QV në Shosh e Pult në të cilat nuk ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë mundur do të shkojnë për shkak të situatës atmosferike”, deklaroi Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos