Yuri Kim në Durrës: E rëndësishme të mos ketë presion dhe blerje votash

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 13:13 | Politikë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka bërë apel nga Durrësi që procesi zgjedhor të drejtë i qetë, dhe njerëzit të votojnë pa presione.

Në një postim në Instagram, Kim tregoi se kishte vizituar një qendër votimi në Durrës, ndërsa zbuloi se stafi i Ambasadës së SHBA po vëzhgon votimin në të gjashta bashkitë.

“Kam kënaqësinë të jem në Durrës. Është veçanërisht e mrekullueshme të shohësh kaq shumë të rinj aktivë sot, qofshin votues, komisionerë zgjedhorë apo vëzhgues. Shpresoj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Është e rëndësishme që zyrtarët të sigurojnë që votuesit të mund të shprehin lirisht vullnetin e tyre, pa asnjë trysni, blerje votash ose pengesa të tjera”, tha ambasadorja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos