
Kryeprokurori i vendit Olsian Çela gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit dhe prokurorët e Korçës iu ka kërkuar atyre që të hetojnë me iniciativë krimet në sferën ekonomike dhe pasuritë.
Ai ka deklaruar se nuk duhet pritur vetëm nga kallëzimet, por duhet vlerësuar çdo informacion apo denoncim që vjen edhe nga mediat.
Në fund kryeprokurori i vendit kishte edhe një apel për prokurorët, të cilët tanimë me ligj janë të pavarur në punën e tyre dhe këtë pavarësi sipas Çelës ka ardhur koha që ta tregojnë. (A2 Televizion)