Apeli i OKB: Rihapni portet e Ukrainës për të shmangur urinë botërore

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 12:02 | Bota
Apeli i OKB: Rihapni portet e Ukrainës për të shmangur urinë

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për rihapjen e porteve të Ukrainës për të shmangur kërcënimin e afërt të urisë.

“Portet në zonën e Odesës, në Ukrainën jugore, duhet të rihapen urgjentisht për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës globale të urisë”, thuhet në faqen e internetit të ËFP.

"Depozitat e grurit të Ukrainës janë plot. Portet në Detin e Zi janë të bllokuara, duke lënë miliona tonë drithë të bllokuar në kapanone në tokë ose në anije që nuk mund të lëvizin", FAO tha më parë se 25 milionë tonë grurë janë bllokuar në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos