Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-zyrtarin e Policisë së Vlorës, Gjergji Kohila

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 12:29 | Kronikë
Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi dënimin me 8 vite burg për Gjergji Kohilën, ish-zyrtar i Policisë së Vlorës, i hetuar në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Apeli vendosi të lërë të pandryshuar vendimin e dhjetorit 2021 për deklarimin e fajshëm të Kohilës për “trafik të narkotikëve” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Ai u dënua me 12 vite burg, por përfitoi uljen e një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. Kohila qëndroi për më shumë se tri vite në arrati dhe u vetëdorëzua gati dy javë pasi u dënua në Shkallën e Parë, ndërkohë që kishte qëndruar në arrati për gati 3 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos