
Trupi i një gruaje të pajetë është gjetur, mëngjesin e kësaj të premteje, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë - Lezhë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”, Kurbin.
Policia tha se trupi është gjetur në hapësirën ndërmjet trafikndarësve. Gruaja, ende e paidentifikuar, dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.
Nga informacionet paraprake, mësohet se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Dyshohet se viktima është përpjekur të kalojë rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur ka ndodhur aksidenti.
Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit, së bashku me mjetin, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)