
Kompanitë kanë afat deri më 20 gusht për të përfituar nga lehtësia fiskale që qeveria aplikoi për to, uljen e dividendit në 8%. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se afati deri nesër vlen për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitin 2018, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara.
Ndërsa për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë përfshirë, afati që biznesi ka në dispozicion është 30 shtatori. Administrata bën të ditur gjithashtu, se në rast se nuk zbatohen kushtet e mësipërme për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividendin. (A2 Televizion)