
Rreziqet kryesore që kërcënojnë ekonominë, sipas Bankës së Shqipërisë janë prodhimi i ulët i energjisë, nga mungesa e reshjeve dhe zhvlerësimi i euros.
Në raportin e fundit të politikës monetare, institucioni mbikëqyrës bankar skanon ekonominë, presionet ndaj të cilës janë shtuar. Kjo edhe për shkak të krizës politike, që nga qytetarët perceptohet edhe si risku kryesor i momentit.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rritja ekonomike u përgjysmua kundrejt parashikimit prej 4% të qeverisë. Një objektiv i vështirë për t’u realizuar në pjesën e mbetur të 2019-s, në kushtet kur rreziet janë shtuar dhe kanë filluar të materializohen në ekonominë reale. (A2 Televizion)