Apeli la në fuqi vendimin për dy vite burg, policia shkon në banesë për të arrestuar Adriatik Llallën

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 20:50 | Kronikë
Apeli la në fuqi vendimin për dy vite burg, policia shkon në

Mbrëmjen e së mërkurës, policia shkoi në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për ta arrestuar. Forca të shumta policie u paraqitën në banesën e tij, ndërkohë që ishte e pranishme edhe media. Uniformat blu u larguan pasi nuk e gjetën në shtëpi Adriatik Llallën.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

https://a2news.com/2021/09/22/denimi-me-2-vite-burg-i-llalles-reagon-kim-askush-nuk-ehste-mbi-ligjin-drejtesia-kunder-zyrtareve-te-korruptuar/

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos