Aksident mes dy makinave në Malësinë e Madhe, raportohet për 3 të plagosur

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 15:53 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malësinë e Madhe këtë të martë. Një veturë dhe një furgon janë përplasur në një aks rrugor në fshatin Omaraj.

Nga të dhënat paraprake mësohet se janë plagosur 3 persona, ndërsa siç shihet edhe nga fotot që A2 CNN ka siguruar, të dy mjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme të shumta.

Në vend ndodhen forcat e policisë, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos