Digjen gjatë natën dy automjete në fshatin Vllahinë të Vlorës. Makinat tip Volkswagen Golf 5 dhe Mitsubishi, në pronësi të shtetasit T.Karcanaj dyshohet se janë djegur qëllimisht.
Makinat kanë qenë në përdorim të djalit Aleksandër Ajaz (Karçanaj). Dyshohet se djegia e makinave lidhet me të shkuarën e Ajazajt. Ky i fundit me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.
Makinat janë djegur gjatë orës 03:17 minuta të ditës së sotme, ndërsa janë shkrumbuar totalisht. Dyshohet se ato janë spërkatur më parë me lëndë djegëse benzinë.
Policia po heton për ngjarjen, teksa pista kryesore mbetet konfliktet e shtetasit Aleksandër Ajazaj (Karçanaj). (A2 Televizion)