
Gjykata Administrative e Apelit ka lënë të pandryshuar vendimin e KED për skualifikimin nga gara për në Kushtetuese të kandidatit Shaqir Hasanaj. Apeli rrëzoi padinë e Hasanajt ku kërkohej shfuqizimi i vendimit që i ndaloi kandidimin. Kjo është hera e tretë që Apeli lë në fuqi vendimet e KED, për nxjerrjen nga gara të Hasanajt.
Këtë të premte, KED zhvillon mbledhjen e radhës ku pritet të vijojë procedura për vlerësimin, pikëzimin e renditjen e kandidatëve për vakancat e krijuara nga largimi i Besnik Muçit dhe Besnik Imerajt. (A2 Televizion)