“Vrasja e 25-vjeçarit, krim i rëndë, por nuk është politike”, Braçe: Dhuna në Tiranë nuk është drejtësi

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 07:23 | Aktualitet
“Vrasja e 25-vjeçarit, krim i rëndë, por nuk

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie. Përmes një postimi të gjatë, numri dy i qeverisë, dënon aktin e policit duke theksuar se vrasja e të riut është një krim penal, i hetueshëm, i gjykueshëm dhe i dënueshëm maksimalisht.

Ai thotë se ky është një rast i izoluar në 8 vitet e fundit dhe nuk ka ndodhur kurrë më parë, duke theksuar se kjo nuk është vrasje politike, dhe as e urdhëruar nga qeveria apo ndonjë politikani në qeveri.

“Kjo vrasje nuk ështe politike, as është kërkuar e as është urdhëruar nga qeveria apo cilido politikan në të! Nuk ka qenë politike vrasja e qytetarëve të pafaj në këto 8 vite, asnjë sekondë, asnjë orë, asnjë ditë. Ky është një rast i vetëm, i izoluar, i pandodhur kurrë më parë në 8 vite, edhe kur policia është përcëlluar me molotovë! Ne nuk vrasim! Ne na kanë vrarë”

Duke kujtuar vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar, Braçe akuzon Berishën dhe Bashën se i vranë qëllimisht ata dhe morën në mbrojtje vrasësit.

“Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha që vranë qëllimisht, drejtpërdrejt, 4 protestues ë pafaj e të paarmatosur, fshehën provat, penguan prokurorët, refuzuan mandat arrestet për vrasësit e përgjegjësit, mbrojtën e liruan vrasësit, ju dalin për zot qartë çdo minutë vrasësve edhe sot; nuk jemi as Ilir Meta që i quajti të pushkatuarit kokëpalarë!””

Kurrë më parë nuk ka qenë kështu! Është neveritës në hipokrizinë e tij Lulzim Basha sot si politikan që kërkon dorëzimin e këtij e atij, kur si ministër i Brendshëm, pas pushkatimeve në bulevard mori në mbrojtje vrasëesit dhe refuzoi mandat arrestet e prokurorisë!”.

Për Braçen protesta e djeshme ishte dhunë për pushtet dhe jo drejtësi për Klodian Rashën.

“Ndërkohë, dhuna barbare në mbrëmje në Tirane, nuk është drejtësi! Për Klodian Rashën, asfare! Dhuna ndaj qytetit e jetës në të është politike! Është dhunë për pushtet! E kërkuar, nxitur, organizuar, komanduar, ushtruar për pushtet! E njëjta që nga Marsi në Qershorin e vitit që shkoi, dogji e përcëlloi këtë qytet; për pushtet! Është e njëjta, është njësoj, me të njëjtët njerëz, me mllef e urrejtje ndaj këtij qyteti! Dhuna mbi policinë përsëri nuk është Drejtësi!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos