Apple merr patentën, foto grupi duke respektuar distancën sociale

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 17:33 | Teknologji
Apple merr patentën, foto grupi duke respektuar distancën sociale

Apple merr patentën për softwerin, i cili do u mundësojë njerëzve selfiet në grup, ndërsa janë larg njëri-tjetrit, duke respektuar distancën sociale.

Në kohët që po jetojmë, ndërsa jemi të detyruar të mbajmë distancat dhe kur celulari dhe rrjetet sociale janë pjesë esenciale e ditës, kjo mund të ishte një super zgjidhje për të gjithë të fiksuarit pas fotove.

Praktikisht, softweri i jep mundësinë përdoruesit që të ftoj 1 ose më shumë persona, të bëhen pjesë e fotos së tij në grup.

Softweri eliminon sfondin pas shpinës së pjesëmarrësve dhe projekton vetëm figurën e tyre, në foton e përdoruesit fillestar, atij që nisi këtë selfie në grup dhe imazhi përfundimtar është një foto ku njerëzit duken të grumbulluar në të njëjtin vend.

Kompania ka aplikuar për këtë patentë që në vitin 2018 dhe kjo nuk është një zgjidhje e menduar prej pandemisë, por është një mënyrë shumë  e mirë që njerëzit të krijojnë kujtime, ndërsa vazhdojnë distancën sociale.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos