Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 22:59 | Bota

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në

Momente shqetësuese u regjistruan në një fluturim të kompanisë Eurowings nga Rodos drejt Dyseldorfit, pasi disa pasagjerë shfaqën simptoma gastrointestinale, përfshirë të vjella.

Ngjarja ndodhi të dielën, më 18 tetor, në fluturimin EW9631, me 212 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Pas uljes, ekipet mjekësore me veshje të plota mbrojtëse hynë në avion për të kontrolluar udhëtarët. Tre pasagjerë morën ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spital si masë paraprake, ndërsa pjesa tjetër e udhëtarëve u lejua të vazhdonte udhëtimin.

Mes shkaqeve të mundshme po shqyrtohet edhe norovirusi, një virus shumë ngjitës që shkakton të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse ky virus qëndron pas simptomave të pasagjerëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos