Listë e zezë me protestuesit e dhunshëm, Rama: Kush dëmton pronën do ta paguajë, do ndalohen në trena, emrat ia çojmë BE

Nga A2 CNN
21 Tetor 2026, 22:51 | Politikë

Mbi 50 bankomate të bankave u dëmtuan në 8 ditë të protestës. Guvernatori Gent Sejko thekson se veprime të tilla dëmtojnë vetë shoqërinë por theksoi se depozitat janë të sigurta.

Në tryezë me përfaqësuesit e institucioneve financiare kreu i qeverisë zbuloi pjesë nga paketa e re ligjore. Edhe një herë kreu i qeverisë iu përgjigj kritikëve që akuzuan policinë për dhunë.

Madje edhe një herë theksoi se u shmang një 21 janar i dytë. Paketës ligjore për ndëshkime Rama i shtoi lehtësirat për të rinjtë që do të duan të blejnë apartament.

Në fjalën e tij kryeministri edhe një herë apeloi prindërit të mos lejojnë fëmijët të jenë pjesë e protestave të dhunshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos