Telefoni i ri i zgjuar i prodhuar nga Apple, iPhone 11, ishte pa diskutim protagonisti kryesor i prezantimit të produkteve të reja nga kompania amerikane. Përveç modelit të “lirë”, që i cili vjen në disa ngjyra dhe me një çmim prej 699 dollarësh, Apple zbuloi edhe dy versione të tjerë, iPhone Pro dhe iPhone Pro Max, që do të kushtojnë 999 dollarë dhe 1099 dollarë secili.
Sipas Apple, telefonat e rinj do të kenë kamera të përmirësuara, por edhe procesorë që do ta lejojnë të jetë më i shpejtë e të konsumojë më pak bateri. Dy modelet Pro do të zgjasin dy deri në pesë orë më shumë se sa paraardhësi i tyre, modeli XS.
Edhe pse ishte diskutuar më parë, Apple nuk hodhi në treg një telefon me internet 5G, por zbuloi versionin e ri të Apple Watch dhe disa risi të tjera, si iPad i ri dhe Apple Arcade. E tillë ishte edhe platforma e përmirësuar e Apple TV, që ka sfiduar gjigantët e Netflix apo Disney, me një çmim prej 4,99 dollarë në muaj. (A2 Televizion)