Arabët nuk ndalen, ofertë stratosferike për një tjetër italian

Nga A2 CNN
2 Korrik 2023, 10:35 | Futboll
Arabët nuk ndalen, ofertë stratosferike për një tjetër

Gianluigi Buffon është futbollisti i radhës që ka përfunduar në shënjestrën e klubeve arabe.

Sipas Corriere dello Sport, ish-portieri i Juventusit që ka një kontratë me Parmën deri në 2024 ka marrë një ofertë stratosferike prej 30 milionë eurosh.

Gjithçka është ende në kuadër të thashethemeve që vijnë nga Arabia, e cila është kthyer në objektiv për shumë futbollistë, teksa ende nuk dihet klubi që kërkon ish-portierin e kombëtares italiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos