Tragjedi në botën e automobilizmit, ndërron jetë piloti 18-vjeçar

Nga A2 CNN
1 Korrik 2023, 14:42 | Futboll

Tragjedi në botën e motorëve. Një pilot i ri holandez ka humbur jetën në garën rajonale evropiane të Formula 3, që u zhvillua në pistën belge të Spa-Francorchamps.

Dilano van 't Hoff u përplas me një tjetër makinë dhe mbeti në mes të pistës. Nga reshjet e dendura të shiut, shikueshmëria për pilotët e tjerë ishte shumë e ulët, kështu që njëri prej tyre e goditi makinën e holandezit me shpëjtësi maksimale.

Personeli i ndihmës së shpejtë e nxori pa ndjenja nga makina pilotin holandez, i cili u dërgua në qendrën mjekësore të pistës e më pas me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit të rëndë.

Dinamika e aksidentit të kujton shumë atë të vitit 2019, kur humbi jetën francezi Anthoine Hubert, i cili garonte në Formula 2. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/08/31/tragjedi-ne-formula-2-nderron-jete-piloti-22-vjecar-francez/

A2 CNN Livestream

Latest Videos