Një moment delikat për ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi.
Ish-mesfushori që ka bërë histori në Belgjikë si lojtar me ekipe si Genk, Anderlecht dhe Brugge por edhe si trajner, me fitoren e kampionatit me Anderlecht, sot është në krye të ekipit Al Raed në Arabinë Saudite.

Ekipi ndodhet në mes të klasifikimit në kampionat, por sot nga vendi arab vjen edhe lajmi që trajneri 47-vjeçar ka pësuar një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja. (A2 Televizion)