Bayern Munchen zbriti në vend të shtatë të renditjes së kampionatit gjerman pasi u mund 2-1 në fushën e Borussia Moenchengladbach dhe pas fitores së Bayer Leverkusen kundër Schalke 04.
Kampionët në fuqi dominuan pjesën e parë por nuk arritën të gjenin golin. Rastin më të mirë e pati Joshua Kimmich gjuajtja e të cilit kaloi vijën fatale thuajse 99%, por një prekje me gisht e portierit Sommer bëri që të mos jepej gol.
Në fillim të pjesës së dytë, Sommer nuk u tregua edhe aq spektakolar kur dështoi të ndalonte një gjuajtje të Perisic, i cili i dha epërsinë Bayern. Por barazoi në të ’60 kur Bensebaini goditi bukur me kokë nga një goditje këndi, i lënë krejtësisht bosh nga mbrojtja e bavarezëve.
Në kohën shtesë, ishte po Bensebaini i cili realizoi edhe golin e fitores, me 11-metërsh, pasi Javi Martinez rrëzoi një kundërshtar në zonë, duke dalë nga fusha me karton të kuq. Humbja e dytë për Bayern që kur drejtimin e mori Hansi Flick, pas shkarkimit të Niko Kovac. (A2 Televizion)







