Tre turistë britanikë raportohen të jenë zhdukur pasi një jaht u përfshi nga flakët në Detin e Kuq të Egjiptit.
Mediat raportojnë se në bord ndodheshin 29 persona, 26 nga të cilët janë shpëtuar. Në internet janë shpërndarë me shpejtësi pamje të jahtit, i cili po shkrumbohej nga flakët.
Në një deklaratë, policia egjiptiane tha se 26 personat e shpëtuar, për fat të mirë, nuk kanë pësuar lëndime. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)




