185 milionë pasagjerë në vit, Arabia Saudite do të ndërtojë një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 14:48 | Bota

Ndërsa vijon të zhvillohet si destinacion turistik, Arabia Saudite ka planifikuar që të ndërtoje edhe një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman, që do të ndërtohet në kryeqytetin Riyadh, do të ketë të paktën gjashtë pista paralele, duke bërë të mundur kalimin e 185 milionë pasagjerëve çdo vit deri në vitin 2050.

I ndërtuar mbi aeroportin aktual ndërkombëtar “King Khalid”, struktura e re është projektuar nga Foster + Partners, të cilët e cilësuar si një “aerotropolis”.

Kjo nuk është risi për vendin që është shtëpia e aeroportit më të madh në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Fahd në Dammam, 250 milje në verilindje të Riyadh-it.

Deri në vitin 2030, drejtuesit e aeroportit synojnë që të transportojë 120 milionë pasagjerë në vit, përpara se kapaciteti të rritet me 50% gjatë dy dekadave në vijim.

Po ashtu, planifikohet trajtimi i 3.5 milionë ton ngarkesë në vit deri në vitin 2050. Seif A. Bahaa Eldin, një partner i lartë në Foster + Partners, tha në një deklaratë se qëllimi është që aeroporti të ndihmojë vetë kryeqytetin që të bëhet një "qendër globale e kreativiteti dhe inovacioni”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/25/qiellgervishtesit-horizontale-do-te-strehojne-5-milione-njerez-ne-shkretetire/
https://a2news.com/2021/01/15/puna-nga-shtepia-e-princit-te-kurores-se-arabise-saudite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos