
Arbër Çekaj ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin që e ka shpallur fajtor.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 14 vjet burg Arbër Çekajn për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg, kërkesë të cilën e konfirmoi edhe gjykata, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çekaj përfitoi ulje të dënimit me një të tretën.
Çekaj mohoi ngjarjen e dy viteve më parë, kur brenda një kontejneri bananesh u gjetën 613 kg kokainë të ardhura nga Kolumbia, që kaloi nga Italia, në Portin e Durrësit dhe më pas në magazinën e Çekajt. (A2 Televizion)