Aksident pranë Sukthit, plagosen 2 persona

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 11:49 | Kronikë
Aksident pranë Sukthit, plagosen 2 persona

Një mjet tip Benz me targa AA 157 TH dhe një Opel me targë AB 842 BF, janë përfshirë në një aksident rrugor në afërsi të mbikalimit të Sukthit.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe për pasojë dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që rruga është pezulluar për disa minuta për pastrimin e mbeturinave nga karrexhata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos