
Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponjat" organizoi operacionin antikanabis të koduar “Selenica”, në fund të së cilit u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe u vunë në pranga 2 persona.
Bazuar dhe në informacione të marra efektivët e policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, në fshatin Amonicë të Selenicës, ku u gjetën rreth 11 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve u arrestua dhe Z. H., 48 vjeç, i cili kishte kultivuar disa bimë narkotike pranë banesës së tij. (A2 Televizion)