
Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar ka vendosur bojkotin ndaj ndeshjeve të kampionatit shqiptar.
Vendimi i bujshëm vjen si pasojë e dhunës ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz.
“Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyerje e sharje. Mjaft (dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç ’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën”, shkruhet në deklaratë.
Sipas Arbitrave, “eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvendësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër”.
Si përfundim, arbitrat kanë vendosur që nuk do të kthehen për të gjykuar, “deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume”. (A2 Televizion)