
Vetëm tre muaj pas prezantimit në rolin e drejtorit ekzekutiv të Kamzës, Fabio Kordela largohet nga klubi.
Dorëheqja u konfirmua nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në “Facebook”, ku italiani e argumenton vendimin me dhunën ndaj arbitrit Hamiti.
“Pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit, deklaroj dorëheqjen nga klubi, sepse këto ngjarje nuk përshtaten me vizionin tim për futbollin”, shkruante Kordela.
Nga Italia, ish-drejtuesi shtoi: “Duhet të jemi shembull për fëmijët, të transmetojmë vlera, moral dhe integritet. Në stadium nuk shkon për të dhunuar dhe përhapur urrejtje”, ndërsa shpreson se tifozët do ta kuptojnë zgjedhjen e tij. (A2 Televizion)