
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi mbi lajmin për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ministri as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi këtë lajm.
“Përfitoj nga rasti meqë kemi Ministrin e Brendshëm. Qarkullon në media një lajm për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Jemi shumë të interesuar ta dimë apo jo”, pyeti Baçi.
“Do e merrni vesh në momentin e duhur, kur t’i mbarojë apo jo kandili”, iu përgjigj Çuçi. (A2 Televizion)