Vijon çmontimi i kodit zgjedhor, Kushtetuesja rrëzon edhe pragun 1% për të pavarurit

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 09:22 | Politikë
Vijon çmontimi i kodit zgjedhor, Kushtetuesja rrëzon edhe pragun 1%

Gjykata Kushtetuese vijon të çmontojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Një vit nga miratimi në seancë plenare me votat e maxhorancës, dy nene të këtij Kodi tashmë janë antikushtetues.

Pas herësit brenda listës, Gjykata konstatoi si antikushtetues edhe pragun kombëtar prej 1% për kandidatët e pavarur. Argumenti i gjyqtareve në dispozitiv ishte se një kandidat i pavarur nuk mund të vendoset në kushte te barabarta me partitë politike sa i takon arritjes së pragut.

“Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të fjalisë së dytë, të pikës 1,të nenit 162 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në pjesën që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike”

Dy nenet e hedhur poshtë nga Gjykata kanë qenë pjesë e rekomandimeve të Komisionit të Venecias në Dhjetorin e vitit të shkuar. Në atëkohë Komisioni rekomandonte që ndryshimet të bëheshin pas zgjedhjeve.

Pas vendimit të shtatë gjyqtarëve kushtetues, topi tashmë ka kaluar në fushën politikës, e cila duhet t'i japë zgjidhje detyrimeve kushtetuese, por edhe kërkesave të vetë partive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos