Ardian Çapja: Nuk kam lidhje me vrasjet e vitit 2012, prokurori ka manipuluar për shkak të politikanit      

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2022, 15:02 | Kronikë
Ardian Çapja: Nuk kam lidhje me vrasjet e vitit 2012, prokurori ka

Ardian Çapja, i akuzuar për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, ka dhënë shpjegime para gjykatës për ngjarjen për të cilën akuzohet.

Çapja u deklarua i pafajshëm, duke shtuar se të gjitha akuzat që ka ngritur prokuroria janë bërë për të dëmtuar imazhin e tij.

“Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012, ndërkohë që unë po vija nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas, kam vendos të iki në Maqedoni më ble kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Çapja.  Pa hyrë në Elbasan na ka ndaluar policia, dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh që kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshuarit e tjerë nuk kam asnjë lidhje me ta”, ishte pjesë e rrëfimit të tij gjatë seancës.  

https://a2news.com/2021/03/29/elbasan-arrestohet-ardian-capja-ne-kerkim-florenc-capja/

Çapja në deklaratën e tij përfshin edhe emrin e një politikani shqiptar. “Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja”, deklaroi i akuzuari.

Çapja akuzoi prokurorin Ridvan Sukaj si personin që ka manipuluar dosjen e tij, teksa ai deklaron se në kohën e vrasjes ai gjendej jashtë shtetit. “Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit", shtoi ai.

https://a2news.com/2022/06/08/vrasja-e-babe-e-bir-ne-vitin-2012-spak-heq-dore-nga-pyetja-e-ardian-capjas/

Gjatë seancës Çapja bëri debat edhe me Ervis Bardhin, bashkëpunëtorin e drejtësisë ku i kërkoi që të tregonte të vërtetën për ngjarjen dhe të mos gënjente para gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos