15 mijë euro të fshehura në “Range Rover”, ndalohet 34-vjeçari në Muriqan

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2022, 14:08 | Kronikë
15 mijë euro të fshehura në “Range Rover”, ndalohet

Një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi është regjistruar këtë herë në pikën kufitare të Muriqanit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë kryen kontroll më të imtësishëm në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin T. B., 34 vjeç banues në fshatin Hot i Ri.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia gjeti 14.900 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. B., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos