Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në Shtetet e Bashkuara ka nisur një hetim pas një incidenti që ndodhi të martën, kur një pjesë e krahut të një avioni të kompanisë Delta Air Lines u shkëput pjesërisht gjatë fluturimit, shkruan A2 CNN.
Avioni kishte nisur udhëtimin nga Orlando dhe, pavarësisht incidentit, arriti të ulej në mënyrë të sigurt në destinacionin e tij të planifikuar, Ostin (Austin) Teksas. Disa pasagjerë raportuan se kishin vënë re një pjesë të krahut që ishte shkëputur dhe po qëndronte e varur gjatë fluturimit.
Në një deklaratë zyrtare, Delta konfirmoi problemin dhe njoftoi se avioni është nxjerrë menjëherë nga shërbimi për kontroll dhe mirëmbajtje. Në bord ndodheshin 62 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht, nuk u raportua asnjë i lënduar. (A2 Televizion)