Dramatike, karuseli shkëputet nga lartësia, mbi 20 të plagosur

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 17:23 | Kapur në kamera

Dramatike, karuseli shkëputet nga lartësia, mbi 20 të plagosur

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në parkun Green Mountain në qytetin turistik Taif të Arabisë Saudite, ku një karusel është këputur ndërsa ishte në ajër, duke lënë të plagosur 23 persona.

Ngjarja ndodhi të enjten, kur struktura e karuselit goditi një nga shtyllat mbajtëse, duke shkaktuar një përplasje të fuqishme dhe panik mes vizitorëve. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe përpara se pajisja të rrëzohej në tokë. Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, shkruan A2 CNN.

Pamjet filmike tregojnë momentin e ulërimave të frikshme, ndërsa karuseli përplaset me tokën dhe kthehet me forcë përpjetë. Një objekt shihet duke fluturuar me shpejtësi në ajër nga vendi i përplasjes.

Shumica e rripave të sigurisë mbetën të fiksuar, çka ndihmoi që situata të mos përfundonte edhe më keq. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje përpara se të transportoheshin në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos