Një zjarr i madh shkrumboi një qendër tregtare në Beograd duke detyruar autoritetet serbe të dërgonin tre helikopterë për të shuar flakët. Nga zjarri nuk raportohet për viktima apo persona të lënduar.
Një pjesë e mirë e kryeqytetit serb u përfshi nga tymi. Në operacion u përfshinë 76 zjarrfikës dhe 25 mjete.
Autoritetet paralajmëruan njerëzit të qëndronin larg zonës, për të shmangur intoksikimin. (A2 Televizion)